B2N sjell këngën e re "Për ty rreh zemra": Ja kujt ia kam dedikuar
B2N është këngëtari i cili ka marrë miliona klikime në projektet e tij muzikore. Bashkpunimet e tij me këngëtarë të tjerë janë të shumtë si Stresi Stine etj. Së fundmi, para tre ditësh ka publikuar edhe këngën e tij të re “Për ty rreh zemra”.
Këngëtari i mirënjohur na tregoi se ka në plan të nxjerrë edhe video-klipe të reja. Puna dhe përkushtimi ndaj profesionit e tij si këngëtar është shumë i madh. Pandemia njësoj si për të gjithë njerëzit ashtu edhe për këngëtarin ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Ai u shpreh se “Këngët i kam si fëmijët, kështu që si ndaj dot pasi i kam të gjitha për zemër”.
Këngën me titull “Nuse 1” e ka mbajtur në studio 1 vit e gjysmë pasi ishte shumë në mëdyshje nëse duhej ta publikonte apo jo. Duket se publikimi i kësaj kënge nuk ka qenë një gabim pasi ajo morri rreth 10 milionë klikime.
B2N u shpreh se ka shumë nostalgji për Shqipërinë pasi jeton prej 6 vitesh në Itali. Muzika për të është veta jeta e tij. Sfidat në jetën e tij kanë qenë të shumta por muzika ka qenë ajo që e ringritur sërish këngëtarin. Vitet e tij të para në Itali kanë qenë shumë të vështira, gjë e cila e ka detyruar këngëtarin të ndjekë kurse të ndryshme për të mësuar dhe gjuhën.
Prindërit e tij e kuptuan që ai ishte i talentuar në muzikë në momentin kur dikush nga të afërmit e tij i dhuroi një piano. Kënga e tij e fundit “Për ty rreh zemra” fillimisht ishte shkruar për dikë tjetër, por në fakt B2N e pëlqeu për vete dhe e publikoi në kanalin e tij në youtube.
