Koncerti në Tiranë, fansja i hedh reçipetat në skenë, Maluma i var në mikrofon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 08:26
Dita e Verës u mbyll me një mbrëmje elektrizuese në kryeqytet. Këngëtari me famë botërore Maluma mblodhi në sheshin "Nënë Tereza" mijëra fansa.
Nën ritmet latine dhe performancën që ai di të dhurojë atmosfera u nxeh dhe pse temperaturat ishin disa gradë minus.
Gjatë koncertit, një prej fanseve i hodhi reçipetat në skenë. Këngëtarit nuk i shpëtoi ky detaj.
Ai i mori recipetat dhe i vari në mikrofon. I gjithë ky moment u shoqërua me ovacione dhe duatrokitje nga publiku.

View this post on Instagram