Arti drejt komercialitetit? Amos Zaharia: Nëse do mbijetosh në këtë profesion duhet bërë një kompromis
Në ditët e sotme, arti dhe të qenurit i talentuar sikur është strukur në një cep dhe i lënë në harresë dhe kjo për faktin e vetëm se shumë të rinj, por edhe artistë po shkojnë drejt komerciales.
Disa thonë se është e vetmja rrugë për të mbijetuar, e shumë të tjerë pohojnë faktin se një artist duhe të dijë sesi të mbijetojë. Amos Zaharia thotë se nëse një aktor paguhet vetëm nga shteti është e pamundur të mbijetosh me këtë profesion.
Dajana: Pjesa më e madhe e aktorëve po bëhen pjesë e komerciales. Je shumë i kënaqur ti ekonomikisht si një aktor shqiptar?
Amos: Nëse do të mbijetosh në këtë profesion, në një farë mënyre je i detyruar të bësh atë kompromisin.
Nëse do të flas vetëm për pagesat e shtetit, patjetër që unë do e kisha të pamundur të mbijetoja me këtë profesion.
Fatmirësisht unë bëj shumë projekte private, si teatrore ashtu edhe kinematografike dhe kjo është ajo që më ka lejuar të bëj jetën që dua të bëj.
Nëse do të flasim për subvencionin e shtetit, një rrogë shtetërore mesatare është deri diku qesharake për të jetuar mirë se për të ngrënë bukë me djathë nuk është problem patjetër.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
