Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë për forcimin e krahut të saj lindor

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen sot për të diskutuar forcimin afatmesëm dhe afatgjatë të krahut të Evropës Lindore të aleancës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pushtimi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin vendosi "pyetje të reja në tryezë" në lidhje me strategjinë aktuale të NATO-s për të mbështetur shtetet anëtare në të ashtuquajturin krahun e saj lindor, u tha gazetarëve ambasadorja e  SHBA në Organizatë, Julianne Smith.

Zhvillimi i mbështetjes tokësore, detare dhe ajrore për mbrojtjen e këtyre vendeve “në afat të gjatë” mbetet i mundur, tha nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste.

Shtetet anëtare të Evropës Lindore janë të shqetësuara për sigurinë e tyre, përkatësisht Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të mbrojtjes të 30 vendeve anëtare, përfshirë Lloyd Austin të SHBA-së, do të fokusohet edhe në masat më të menjëhershme të aleancës në përgjigje të luftës, e cila është në javën e tretë.

NATO ka vendosur tashmë forca të reagimit të shpejtë në krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit rus dhe ka nisur plane për të adresuar një sërë skenarësh të ardhshëm.

Forcat e armatosura të anëtarëve të NATO-s janë vënë në "gadishmëri të shtuar" për "qindra mijëra", sipas Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaroi se aktualisht janë rreth 100,000 trupa amerikane të stacionuara në Evropë, 40,000 prej të cilave nën komandën e NATO-s. 

Më shumë forca ajrore dhe detare janë vendosur gjithashtu.

Në takimin e sotëm të ministrave merr pjesë homologu i tyre ukrainas Oleksiy Reznikov, si dhe ministrat e Mbrojtjes të Suedisë, Finlandës dhe Gjeorgjisë, vende jo anëtare të NATO-s.