"Në Mariupol mbi 250 mijë vuajnë nga uria. S'ka ujë" Intervista ekskluzive me gazetarin e "Corriere dell Sera"

Emisioni "Ora e Betit" transmetuar mbrëmjen e 15 marsit 2022 në RTV Ora solli një intervistë ekskluzive me gazetarin e njohur italian Andrea Nicastro të së përditshmes “Corriere Della Sera”, korrespondent në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus.

Andrea që ka ndjekur në front shumë konflikte, në Bosnje, Kosovë, Serbi, Ekuador, Indonezi, Çeçeni, Afganistan, Irak e Gjeorgji, prej tri javësh e dëshmon luftën nga Mariupoli dhe Dnipri, ku situata është surreale, me viktima të shumta në radhët e civilëve të pafajshëm, me bombardime të rënda që kanë shkatërruar gjithçka, me mijëra refugjatë që enden rrugëve për të shpëtuar kokën dhe shumë të tjerë që ende nuk i kanë braktisur shtëpitë e qyteteve tanimë fantazma ku dyqanet janë plaçkitur e mungon buka.

Ora e Betit: Andrea, pershendetje dhe te falenderoj shume per kete interviste!

Andrea Nicastro: Pershendetje edhe juve!

Ora e Betit: Faleminderit për këtë lidhje skype nga fronti. Ndodhesh në Ukrainë prej javësh për të parë nga afër dhe deshmuar se çfarë po ndodh me këtë luftë që askush s’e imagjinonte deri pak jave me pare. Ti Tani ndodhesh në Dniper?

Andrea Nicastro: Sapo u ktheva në qytet. Isha me trupat e mbrojtjes territoriale, që janë  një trupë rezervistësh vullnetarë që ndihmon ushtrinë e rregullt dhe I heq asaj një barrë siç është patrullimi apo mbikqyrja në postblloqe. Ndihmon gjithashtu edhe në pikëpamjen logjistike , duke i lënë kësisoj ushtrisë detyrën që të bëjë luftën.

Ora e Betit:  Gjatë kohës që ke qenë në Mariupol e ke përshkruar situatën e bombardimeve si diçka sureale.

Andrea Nicastro: Kam qenë përpara tre ditësh në Mariupol, në jug te vendit, eshte nje qytet buzë detit Azov, rreth 300 kilometër larg nga këtu dhe arrita të dal vetëm fale një autokolone të organizuar nga ambasadori grek. Por kishte të tjerë që nuk patën mundësi të largoheshin.

Gjendja në Mariupol është përkeqësuar shumë. Ka shkuar në një nivel shumë të paqendrueshëm dhe jonjerëzor. Edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq ndërkombëtar, për të pasur ujë, duhet të mbledhin dëborë apo atë ujin që ndodhet nëpër tubacione, sepse po mbarojnë furnizimet. Hahet vetëm një vakt. Kjo për ata që artiten te marrin dicka nga shpërndarja e  ndihmave humanitare. Ka mbi 250 mijë civilë që vuajnë nga uria, që kanë 12 ditë nën bombardime.


U është dashur të bastisin dyqanet për një kothere bukë. Madje, kanë bastisur edhe shtëpi të mbetura bosh nëse kishte mbetur sheqer apo diçka e vogël për të ngrënë. Po flasim në shekullin e njëzetenjëtë, në një qytet europian për një gjendje mesjetare.

Ora e Betit:  Andrea, ti ke nje eksperiencë të gjatë në fushëbeteja si gazetar, ke ndjekur luftën në Bosnje, Kosovë, Çeçeni, Afganistan, Irak dhe tani në Afganistan. A ke ndopak frikë, apo dalengadale fillon dhe mësohesh me bombat, të vdekurit nëpër rrugë, refugjatët dhe rrënojat?

Andrea Nicastro: Nuk mund të mësohesh, dhe nuk duhet të mësohesh, sepse frika duhet të udhëheqë gjithë sjelljet. Sepse njeriu është i brishtë. Nëse shperthen një bombë 300 metër nga këtu rrezikoj të bëhem copa – copa, apo te kem probleme me hemoragjinë e brendshme, fjala vjen. Apo nëse do të isha i shtrirë përtokë kur godet një raketë Kruiz do të kisha probleme të rënda.

Nga njëra anë është rreziku e në krahun tjetër frika që të bën disi aktiv. Kjo persa i përket aspektit vetjak. Ndërkohë, kur flasim në aspektin profesional për luftën, shoh që mëshira dhe pjesëmarrja emocionale kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë të dorës së parë, sepse të dëmtojnë edhe në profesionin e gazetarit.

Ora e Betit:  Fatkeqësisht Andrea, të dielën humbi jetën gazetari Brend Renaud, një dokumentarist amerkan ndersa kolegu i tij Freelance Juan Arrendo u plagos. Pra ekziston edhe rreziku i jetës për gazetarët.

Andrea Nicastro: Edhe gazetarët janë heronj. Por ajo qe vlen te theksohet është se ka shumë civilë që kanë humbur jetën në luftë. Vrasja e Brendit ishte një llogari e bërë gabim, sepse një çast më parë në atë urë ku ndodhej ai mund të kalohej. Ishte një fatkeqesi. Realiteti është padyshim në favor të Ukrainës.

Ukrainasit janë bombarduar, sulmuar, vrarë, dhe nuk ka diskutime mbi këtë. Nga ana tjetër  rusët duan të përhapin propagandën e tyre, ata i mëshojnë asaj që të dihet sa më pak, apo t’i besohet përrallës që u tha në fillim  -  se është një luftë çliruese dhe në ndihmë të popullit vëlla ukrainas. Por cili është ai vëlla barbar që shkatërron shtëpi, qytete, infrastrukturën, kryen vrasje civilësh, keqtrajtime.

Ora e Betit: Andrea, ka shumë civilë të vdekur dhe refugjatët e larguar deri më tani janë mbi 3 milionë . Si po funksionojnë korridoret humanitare?

Andrea Nicastro: Nga qyetet e mëdha nën sulm janë larguar thuajse gjysma e popullsisë. Unë llogaris mbi 5 apo gjashtë milionë ukrainas të zhvendosur nëpër qyete ku nuk ka luftime.

Ora e Betit: Si po funksionojnë korridoret humanitare?

Andrea Nicastro: Sa i përket korridoreve humanitare, kush arrin të dalë nga qytetet, merr ndihmë dhe shkon në vende më të sigurta. Korridori humanitar në afërsi të Kievit ka funksionuar. Por nuk funksionon ai në Mariupol, sepse atje asnjë nuk kishte mundësi të largohej nëpërmjet një korridori të sigurtë. Shumë njerez mbetën aty.


Sa herë flitej për një korridor, kishte bombardime dhe qytetarët thoshin se ky nuk ishte korridor por një kurth.

Ora e Betit: I dashur Andrea kam edhe shumë pyetje të tjera, por koha eshte e paket dhe e di se sot të pret nje dite e gjate dhe e veshtire pune. Te falenderoj për intervistën! Punë të mbarë dhe kujdesu per veten.

Andrea Nicastro: Faleminderit edhe juve!