Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia humbi 40% të forcave pushtuese

Ushtria ruse ka humbur rreth 40 për qind të trupave të saj në Ukrainë që nga fillimi i një ofensive më 24 shkurt, tha sot ushtria ukrainase.

Sipas saj, këto njësi ose janë eliminuar plotësisht ose kanë humbur aftësitë e tyre operacionale

Ushtria e Ukrainës tha se forcat e tyre ajrore shkatërruan tre avionë luftarakë rusë, një helikopter, tre mjete ajrore pa pilot dhe rrëzuan dy raketa. 

Por ushtria e Ukrainës thekson gjithashtu se Rusia vazhdoi të bombardojë "zonat me popullsi të dendur të qyteteve ukrainase" këtë javë.

Trupat e saj nuk kanë arritur të përparojnë në disa fronte, duke përfshirë Donestk, Luhansk dhe Mykolaiv.

“Armiku vazhdon të ketë humbje në tërheqje në zona të caktuara”, thuhet në deklaratë.

Në një postim të mëparshëm nga mbrëmja e kaluar, ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia po përpiqej të konsolidonte terrenin që kishte fituar, dhe gjithashtu po detyrohej të thërriste kadetët ushtarakë në vijën e frontit.

Rusia po kërkon gjithashtu luftëtarë të huaj për të kompensuar humbjet e trupave.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit, shkroi: "Si rezultat i këtyre humbjeve, ka të ngjarë që Rusia të jetë duke luftuar për të kryer operacione sulmuese përballë rezistencës së qëndrueshme të Ukrainës."

Zyrtarët theksojnë gjithashtu se shkatërrimi i urave nga forcat ukrainase ka "luajtur një rol kyç në pengimin e përparimit të Rusisë".

“Taktika e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrës së Rusisë, duke frustruar përparimin rus dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese”, thuhet në vlerësim.