Dita e 21-të e luftës, bombardimet ruse godasin ndërtesat e Kievit, shpërthime dhe në Odesa e Zaporizhia

Me Ukrainën tani në gjendje alarmi ajror, forcat ruse po godasin pa mëshirë Kievin, Mariupolin dhe Odesën ndërsa hyjmë në ditën e 21-të të luftës. 

Në kryeqytet, ku është vendosur një shtetrrethimi prej 36 orësh,  mëngjesin e së mërkurës u dëgjuan shpërthime. Duket se forcat ruse janë më afër qendrës së kryeqytetit. 

Autoritetet e Kievit njoftojnë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit.

Edhe një ndërtesë nëntëkatëshe u dëmtua po ashtu.

Nga këto shpërthime janë lënduar dy persona dhe 35 të tjerë janë evakuar nga ndërtesa.

Zjarri u shua në mëngjes dhe ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë për të mbijetuar.

Banorët në të gjithë qytetin mbeten të izoluar në bunkerë, në strehimore nën tokë dhe në shtëpitë e tyre, pas shtetrrethimit të nisur që dy ditë.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në Odesa dhe Zaporizhia. Nuk ka ende detaje nëse ka viktima në këto zona.

Dita e 21-të e luftës, bombardimet ruse godasin ndërtesat eDita e 21-të e luftës, bombardimet ruse godasin ndërtesat e