Apeli shqyrton nesër pezullimin nga detyra të Amand Dukës
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë nesër masën e pezullimit nga detyra të Armand Dukës, me kërkesë nga prokuroria e Tiranës.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Genti Shala. I pezulluar gjithashtu me vendim të gjykatës se Tiranës është edhe sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Një ditë më parë Armand Duka mori një tjetër mandat në krye të futbollit shqiptar.
As shantazhet e Erion Veliajt dhe as ndërhyrja me gjykatë e prokurori nuk arritën të ndikonin në zgjedhjet e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Presioneve në takimin sekret të janarit 2022 delegatët iu përgjigjën me 37 vota pro e 4 kundër Armand Dukës. Ndërsa 12 anëtarë bojktotuan duke u renditur në krah të Dritan Shakohoxhës.
Duke folur pas rikonfirmimit si President i FSHF, Duka u shpreh i lumtur për besimin e dhënë.


