Lufta në Ukrainë dëmton dhe turizmin në Shqipëri

Lufta në Ukrainë do të ndikojë negativisht në turizmin Shqiptar këtë sezon.

Sipas operatorëve turistikë në Durrës vitet e fundit ka pasur një fluks pushuesish nga Ukraina që kanë zgjedhur bregdetin tonë.

Të kënaqur me Shqipërinë, me çmimet dhe me cilësinë e detit ata nisën të sillnin edhe të njohur të tyre këtu ndërsa lufta duket se do të ndikojë drejtëpërdrejtë tek bizneset që kanë pasur marrëdhenie pune me agjencitë që sillni turistë nga Ukraina.

Operatorët turistikë thonë se këtë vit pritet që sezoni të fillojë më herët ndërsa shpresojë që lufta të ndikojë sa më paknë ecurinë e prenotimeve. 

Lufta në Ukrainë dëmton dhe turizmin në Shqipëri