I vodhi dokumente dhe 850 euro kosovarit, arrestohet në Muriqan durrsaku

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

Në dalje të RSH-së u arrestua shtetasi A. M, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, pasi më datë 13 mars 2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro".  

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.