Merkoçi: Na vjen turp nga Rama, në Kryeministri e vumë për popullin e jo për oligarkët e hajdutët

Aktivisti Fatmir Merkoçi, është shprehur se qytetarëve u vjen turp që kanë një Kryeministër si Edi Rama.

Në fjalën e tij në protestën që po zhvillohet që prej 7 ditësh para Kryeministrisë, Merkoçi, tha se Ramën e kanë vënë në krye të qeverisë për  popullin dhe jo për oligarkët e hajdutët.

Fatmir Merkoçi: Ne na vjen turp nga Rama. Ne kemi vënë një kryeministër për popullin dhe jo për oligarkët dhe hajdutët. Nëse nuk bëhemi bashkë për të mbrojtur demokracinë atëherë do të pranojmë diktaturën e këtyre.  Të qëndrojmë këtu për të drejtat tona. Ky Kryeministër harron një gjë,  ne kemi një Kushtetutë. Ky njeri ka të drejt ti garantojë qytetarit të drejtën e pronës, punës por ky nuk garanton asgjë.