Anulohet protesta për rritjen e çmimeve në Shkodër, shkak pjesëmarrja e ulët e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 17:36
Protesta për rritjen e çmimeve në Shkodër është anuluar për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata, bën me dije se shoqëria civile dhe qytetarët janë larguar për shkak të ndërhyrjes së politikës.
Ndërkohë në Tiranë, dhjetëra qytetarë kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Protestës i janë bashkuar edhe studentët.
