Dibra kundërshton rritjen e çmimeve: Jo vetëm ditën por edhe natën të protestojmë, kemi 1001 arsye

Qytetarët dibranë janë mbledhur pasditen e sotme në një protestë paqësore për të kërkuar uljen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në bulevardin "Elez Isufi" dhe marshuan në rrugët e qytetit të Peshkopisë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe atyre të karbohidrateve.

Qytetarët kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të ulur çmimet.

"Çdo ditë e më shumë, rritja e çmimit të miellit, të produkteve ushqimore, çdo gjë është ngritur në qytetin e Peshkopisë. Presim të na bashkohen shumë qytetarë në këtë protestë", tha një qytetar.

"Energjinë elektrike e kanë oligarkët."

"Është rrethi më i varfër në Shqipëri. Ka 1001 arsye të ngrihemi në protesta, jo vetëm ditën por dhe natën të ngrihemi në protesta. Paketa që ka prezantuar Rama asgjë nuk është. "

Protesta u monitorua në distancë nga policia, e cila nuk ndërhyri në asnjë moment dhe pritën sa protesta u mbyll nga vetë qytetarët.