"Populli të solli këtu", qytetari mesazh Ramës: Mbaje mend! Do ikësh me 2 mln grushte
Një prej banorëve të Laprakës, i pranishëm në protestën para kryeministrisë, u shpreh se do mbështesin çdo protestë dhe askush nuk do t'i ndalojë. Ai i kujtoi kryeministrit Rama se populli e ka sjellë në pushtet dhe populli do ta heqë.
"Jam përfaqësues i shtëpive në Lapkrakë që shumë shpejt do vijë fadroma. Po ashtu edhe në Paskuqan dhe Babrru. Ne mbështesim të gjitha protestat dhe nuk ka Edvin Kristaq Rama që do na heqë nga protesta. Studentë merrni pjesë masivisht në protesta, Shqipëria është e juaja, mos u dorëzoni! Sa më shumë në protestë aq më mirë për të ardhmen tuaj.
Nëse nuk merrni pjesë në protestë ky maskara vetëm rritje çmimesh bën, nuk ka vënë dorë asnjëherë për të mirën e kombit shqiptar. Kjo është e keqja më e madhe e vendi tonë. Mos mendojë Edvin Kristaq Rama se ka ardhur me 1 milion duartrokitje popull këtu. Ky popull e ka sjellë këtu Edvin Kristaq Ramën. Mbaje mend, do të ikësh nga pushteti me 2 milion grushte."
Qytetari i ftoi të gjithë të marrin pjesë në protestën masive të ditës së shtunë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
