Mbahej në burg i pafajshëm, lirohet sot 38-vjeçari nga Elbasani
38-vjeçari Ervis Hasankolli është liruar sot, 15 mars pasi mbahej i arrestuar në mënyrë të paligjshme.
Ai u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë operacionit "Paper" më 13 mars, por është liruar sot nga prokuroria e Elbasanit.
Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa "arrest me burg" me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa më 25 janar 2022 Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur të pafajshëm.
Megjithatë ai u arrestua më 13 mars nga policia e Elbasanit dhe u mbajt në paraburgim deri ditën e sotme që u lirua me urdhër të Prokurorisë.
Burimet thonë se mos gjetja e vendimit nga Gjykata e Shkalles se lartë e cila e shpallte atë të pafajshëm bëri vendosjen pas hekurave të 38 vjeçarit i cili sot fitoi serish lirinë.
