Qytetarët paralajmërojnë protestë kombëtare të shtunën: Do qëndrojmë 24 orë në shesh, nuk zbythemi nga ky vend

Qytetarët  të cilët kanë dalë në ditën e 7-të të protestës, kanë paralajmëruar se të shtunën, do të bëhet protestë kombëtare dhe se nuk do të largohen nga sheshi për 24 orë nëse kërkesat nuk plotëson.

Aktivisti Redon Meksi teksa ka paralajmëruar dhe policinë për protestën, thotë se kjo e fundit nuk mund t’u bëjë asgjë qytetarëve pasi janë në zbatim të ligjit.

Redon Meksi: Që sot do njoftojmë policinë që ditën e shtunë, do vijmë këtu do të zëmë sheshin  dhe nuk do të largohemi deri sa të na plotësohen kërkesat. Do rrimë natë dhe ditë. Do marrim masa që të jemi këtu. Policia nuk ka çfarë të bëjmë sepse jemi në zbatim të ligjit. Do të qëndrojmë dhe nuk do lëvizim. Nuk do zbythemi nga ky vend. Nuk ka opozitë dhe as qeveri. Vetëm ne kemi mundësinë që t’I dalim përballë këtyre gjërave. Nuk ka kush na mbështet.