Të fundit në Europë për bujqësinë, BB: Toka e punueshme për frymë 0.2 ha

Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës arë më të ulëtën në Europë sipas evidencave të Bankës Botërore.

Sipas evidencave të Bankës Botërore, në mënyrë që të ulët varësia nga produktet e importit nevojitet reformim i bujqësie sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet negative që do të ketë ndryshimi i klimës në rendimentin bujqësor në të ardhmen.

Banka Botërore në një studim të posaçëm për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen evidentoi se, vetëm 25 për qind e tokës së vendit është e punueshme me vetëm rreth 0.2 hektarë tokë arë për frymë.

Për më tepër, degradimi i tokës dhe erozioni i tokës kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.

“Shqipëria ka tokën arë më të ulëtën për frymë në Europë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor” këshillon Banka Botërore.