Kievi gdhihet nën zhurmën e shpërthimeve, Zelensky thirrje rusëve: Dorëzohuni, po u japim një shans për të jetuar!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 08:07
Në ditën e 20 të luftimeve në Ukrainë, disa shpërthime u dëgjuan në orët e mëngjesit në Kiev.
Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur.
Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.
Në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.
“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t'ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.


