"Lodhje, frikë, lot e solidaritet", Ora News në kampin në kufirin Poloni - Ukrainë, dy kanadezë pica gratis për refugjatët
Ora News nëpërmjet fotove sjell fluksin migrator në kufirion polako-ukrainas që ka vazhduar nga pushtimi dhe me pas bombardimet ruse të Ukrainës.
Mbi një milion e gjysmë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës. Shumica e tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Qindra e mijëra kalojnë çdo ditë në Medyka, Przemysl, pjesa lindore e Polonisë, edhe sepse ekziston hekurudha që lidhet me qytetin Lviv, i cili është qyteti më i madh në Ukrainë në anën perëndimore.

Me të mbërritur, gjëja e parë që te bie ne sy është se ka qindra vullnetarë, shoqata humanitare, si dhe mbrojtja civile polake, mjekë dhe ushtarakë që ndihmojnë refugjatët me ushqim, ndihmë psikologjike dhe mjekësore.
Lodhja dhe frika që kaluan ishin të dukshme në sytë e tyre dhe që ishte një udhëtim i gjatë për të arritur në Poloni, i përbërë nga orë te gjata në makinë, edhe për shkak te postblloqeve të shumta që ushtria ukrainase ka vendosur në vend. Histori të ndryshme nga lotët dhe zemërim dëgjoje nga ta, dhe disa prej tyre kishin regjistruar video të tmerrshme të bombardimeve ruse dhe ishte një lehtësim për ta që kishin hyrë në Poloni.
Refugjatëve u jepet vazhdimisht informacion se çfarë të bëjnë pasi të hyjnë në Poloni. Organizohen me dhjetëra autobusë dhe trena çdo dite që i çojnë në qendrat e pritjes që janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe prej andej, pasi regjistrohen, mund të vendosin nëse do të qëndrojnë në vendin pritës apo do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të tjera evropiane, dhe në fakt në stacionet hekurudhore për shembull në Przemysl, që është qyteti më i madh polak afër kufirit, ka autobusë dhe furgona me destinacione të ndryshme evropiane.
Qeveria polake ka krijuar një rrjet efikas informacioni për refugjatët në të gjithë vendin, nga radiot tek televizionet, të cilët jepnin informacion në anglisht dhe ne gjuhen ukrainase deri te ekranet në autostradë me numra telefoni për të ndihmuar refugjatët.
Solidariteti popullit ukrainas ju vjen edhe nga vende të tjera, madje shpesh në autostrada shihen kamionë apo karvanë furgonash me targa të huaja, me ndihma humanitare të drejtuara drejt kufirit ose në qendrat pritëse. Shumë vullnetarë nga e gjithë bota, nga Evropa në Azi dhe madje edhe nga Amerika e Veriut, mund te takohen në qendrat e pritjes ose afër kufirit ku është ngritur një kamp i vogël. Shumë qytetarë vendosnin të japin kontributin e tyre. Dy picaiol kanadezë me furre me gaz u jepnin për të ngrënë refugjateve ukrainas në kampin e vogël ngritur në afërsi të pikës kufitare në Medyka.
Tragjedi për popullin ukrainas të detyruar të largohej nga vendi për shkak të pushtimit rus dhe kishin shpresën se i gjithë ky makth do të përfundonte sa më shpejt.








