Zyrtari i Ukrainës: 15-vjeçari u vra pas bombardimit rus të një shkolle

Një djalë 15-vjeçar u vra pasi një predhë goditi një shkollë në Chuhuiv, pranë qytetit verilindor të Kharkiv.

Zyrtarët rusë thanë se goditja erdhi nga artileria ruse.

"Një numër shtëpish private u dëmtuan gjithashtu" nga bombardimet, shkroi Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv në një postim në Facebook.

Viktima nuk u identifikua, shkruan BBC.

Prokurorët kanë nisur një hetim penal për "shkelje të mundshme të ligjeve dhe zakoneve të luftës të kombinuara me vrasje me paramendim", shton postimi.

Zyrtari i Ukrainës: 15-vjeçari u vra pas bombardimit rus të