Goditet kulla e transmetimit në Ukrainë, 9 të vdekur: Ka ende njerëz nën rrënoja

Një sulm me raketa në një kullë transmetimi në veri të Ukrainës ka vrarë të paktën nëntë persona dhe ka lënë nëntë të tjerë të plagosur, ka thënë një zyrtar lokal.

Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit Rivne, tha se kulla dhe një ndërtesë administrative aty pranë u goditën nga dy raketa në sulmin që ndodhi në fshatin Antopi.

“Ka ende njerëz nën rrënoja”, shtoi ai.

Mediet ukrainase raportuan se transmetimet tokësore televizive dhe të radios ishin jashtë transmetimit në rajonin verior Rivne të Ukrainës, shrkuan BBC.