Ministrja Kushi vizitë në Universitetin e Sporteve, prezanton politikat sportive
Ministrja e Arsimit dhe sportit, Evis Kushi vizitoi universitetin e sporteve të Tiranës, në kuadër të lançimit të dy programeve të doktoraturave. Gjithashtu Kushi përuroi e laboratorin fiziologjisë së ushtrimit me pajisje të mundësuara nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor.
“Arritja e parë e përbashkët është hapja e programit të doktoraturës. Sinqerisht jam shumë krenare. Aplikimet tuaja kanë qenë cilësore. Në së bashku dhe në Universitetin tuaj por edhe në Universitetet e tjera arritëm të punonim intensivisht për të pasur një udhëzim të ri dhe një VKM të re për ta përshtatur programin e doktoraturave me ligjin e arsimit të lartë. Kam pasur një mbështetje shumë të madhe nga konferenca e rektorëve dhe nga gjithë përfaqësuesit e universiteteve për të konkluduar me hapjen e doktoraturave. Për ne cilësia është shumë e rëndësishme.” – tha Kushi.
Ndërkohë në fjalën e tij rektori I Universiteteve të sporteve Agron Kasa u shpreh: Në shoqërinë shqiptare për shkak të ndryshimit të jetës, dhe Shqipëria është futur në një nga vendet që kanë një rritje galopante të obezitetit për shkak se teknologjia po I largon njerëzit nga aktiviteti. Është detyra jonë që me këtë program kërkimi të hapim fakultete të reja.
