Çaushaj: Nuk jemi pakicë e zhurmshme, por jemi shumicë, çmimi i naftës është monopol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 12:12
Aktivistja Rezarta Çaushaj u shpreh nga protesta nga Kryeministria se populli në shesh nuk është pakicë e zhurmshme, por shumicë.
Ajo tha se qeveria nuk ka reaguar fare për çmimet, duke vërtetuar se çmimit në treg kanë qenë të fiksuara si monopol.
Çaushaj: Nuk jemi pakicë e zhurmshme, por jemi shumicë e zhurmshme. Qysh kur ka filluar kjo krizë Rama nuk ka bërë asgjë, por ka bërë vetëm sikur ka reaguar kur na ka parë ne në shesh. Çmimi i naftës është ulur pak dhe kjo na ka vërtetuar se çmimet janë monopol dhe të përcaktuara. Zgjedhje janë ato që kanë dhënë qeveritë e tjera. Kryeministri nuk flet për lehtësimin e taksave, sepse rriten edhe taksat bashkë me çmimin. Do të mbushë xhepat qeveria me fatkeqësinë tonë.

