"Po hidhni vrer ndaj protestës" Binaj-qeverisë: Kur na sheh të gjithë këtu në shesh, nga cila anë do të flesh?
Para Kryeministrisë, ku po mbahet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të naftës, aktori Florian Binaj tha se është hedhur shumë baltë mbi këto protestë.
Ai shtoi se në vend që qeveria të heqë taksat e kërkuara nga nafta, qeveria ka lëshuar ushtrinë e sufllaqexhinjve dhe patronazhistëve sipas tij.
Binaj: Faleminderit që janë bashkuar të gjithë me protestën në të gjithë Shqipërinë. Nga suksesi i protestës qeveria në vend që të heqë ato taksat ka nxjerrë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë në betejë duke hedhur vrer në këtë protestë. Sikur të gjithë kemi ardhur për tu bërë kryeministër dhe president. I kemi të dy, që mos i paçim.
Të gjithë ne këtu dhe të gjithë ata që do të vijnë jemi këtu për dinjitetin njerëzit që ata qytetarët e varfër të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhistët të mos hanë më mut. Do i them një gjë qeverisë; kur sheh gjithë këta njerëz këtu në shesh, nga cila anë do të flesh.

