Chelsea mund të shitet nga Johnson pa lejen e Abramovich, klubi ka një kërkesë për qeverinë

Pas lajmit që bëri bujë ditën e djeshem ku qeveria britanike bllokoi llogaritë dhe transaksionet e disa oligarkëve rusë ku më i prekur nga këto saknsione doli klubi i futbollit të Chelsea, i cili është në pronësinë e manjatit Roman Abramovich.
I konsideruar si një ndër njerzit më pranë presidentit Vladimir Putin, Abramovichit iu bllokua mundësia që të shiste klubin anglez, siç po e planifikonte prej kohësh.
Por nuk mjaftoi vetëm kjo, Cheleseat iu ndalua mundesia që të afrojë lojtarë të ri në merkaton e verës, por as të rinovojë. Një saksion tjetër ishte edhe pengimi i shitjes të biletave për tifozët.
Sot mësohet se ministrat britanikë po mendojnë që Chelsea të shitet për vlerën e 3 miliardë eurove, pa marrë aprovimin e oligarkut rus, dhe paratë e përfituara nga shitja e klubit, të qëndrojnë të bllokuara.
Ndërkohë që kjo pritet të konkretizohet, Chelsea i ka kërkuar qeverisë që të lejojnë shitjen e biletave për tifozët sepse rrezikohen seriozisht financat e klubit./Ora News/.
