Legjenda e futbollit ukrainas nuk dënon sulmin e Rusisë ndaj vendit të tij

Në Ukrainë ka një pakënaqësi të madhe ndaj një legjende të futbollit të këtij vendi. Anatoliy Tymoshchuk ish kapiteni i kombëtares dhe mbajtës i rekordit me 144 ndeshje me këtë fanellë nuk është shprehur asnjëherë kundër sulmit ndaj vendit të tij nga Rusia, madje ai vijon të punojë në Rusi.

Tymoshchuk është aktualisht si bashkëpunëtor në stafin teknik të kampionëve të Rusisë, Zenit St. Petersburg dhe nuk ka pranuar të largohet nga ky post, madje as nuk ka shprehur një qëndrim ndërkohë që të gjithë kanë dale hapur duke dënuar agresionin.

Në një situate të tillë, Federata Ukrainase ka paralajmëruar disa sanksione kundër tij.

“Të privojnë Tymoschuk nga licenca e tij si trajner profesionist;

Të privojnë Tymoschuk nga të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit;

Të privojnë Tymoschukun nga statusi i tij si fitues i garave kombëtare të klubeve në Ukrainë;

Të përjashtohet Tymoschuk nga regjistri zyrtar i lojtarëve që përfaqësonin ekipet kombëtare të Ukrainës”, janë këto vendimet që ka propozuar Federata ndaj ish kapitenit legjendar të Ukrainës./Ora News/.