Keq e më keq te Chelsea, sponsori kryesor njofton ndërprerjen e bashkëpunimit
Pasojat e sanksioneve të qeverisë britanike ndaj Roman Abramovich vijojnë të sjellin pasohja te Chelsea.
Teksa këto vendime kanë ndaluar çdo shitje fanellash, biletash, veprimesh financiare të klubit, edhe sponsorët kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre madje kanë marrë dhe vendime të menjëhershme.
Siç mësohet, sponsori general i fanellës së kampionëve të Europës në fuqi, “Three” ka vendosur të mbyll bashkëpunimin përkohësisht me klubin londinez.
Vendimi vjen menjëherë pas sanksioneve ndaj Abramovich dhe ka pasoja të rënda pasi i jep Chelseat 40 mln Paund në vit dhe ndërprerja e sponsorizimit do të thotë edhe ndërprerje fondesh.
Më e keqja mund të ndodhë ende te Chelsea sepse edhe sponsorët e tjerë si Nike, Hyundai dhe Hublot mund të bëjnë diçka të tillë duke dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e një nga klubeve më të rëndësishme të Premier League por që po e pëson për shkak të Roman Abramovich./Ora Nesw/.
