Tentuan ti ndalojnë, studenti-policëve: Po protestojmë edhe për ju. Na thonë o vdis këtu, ose ikni. Nuk ikim në Gjermani

Studentët e UBT-së vijojnë marshimin e nisur Kamza drejt qendrës në Tiranë, dhe policia ka tentuar që të ndalojë, ata
Në një moment një student u drejtua policëve se ata sot po protestojnë edhe për të drejtat e policëve, e grupeve të tjera shoqërore.

Studenti: Mos më prek me dorë. Ne do të dalim në rrugë, ne as po dëmtojnë, as po ju shajmë, thjesht po protestojmë. Nuk kemi gjë me ju, por me atë maskarain tek kryeministria, dhe oligarkët e tij që spo na lënë me marrë frymë, as ne as ju dhe as fëmijët tuaj.

Shqipëria është i vetmi shtet ku pensionistët kanë punuar një jetë dhe marrin një pension 7 mijë lekë. Ju keni rroga qesharake. Ne studuiojmë dhe na thonë hajde puno me 200 mijë lekë. Na thonë o vdis këtu, ose ikni në Gjermani. Ne nuk ikim në Gjermani, ne do të jetojmë këtu dhe do të protestojmë.