Zyrtare, Skënderbeu gjen pasuesin e Migen Memellit. Firmos Skënder Gega

Pas largimit të Migen Memellit nga Skënderbeu, presidenti Ardjan Takaj nuk ka vonuar për të gjetur pasuesin e tij. Me një detyrë tmerrësisht të vështirë, në stol është afruar Skënder Gega, një nga emrat më të mirë të futbollit shqiptar që mund të gjente në këto momente ky klub.

Gega vjen me misionin për te bërë një detyrë shumë të vështirë e të përsërisë shpëtimin e Skënderbeut nga rënia një kategori më poshtë teksa një vit më parë ai mori drejtimin e Kukësit për t’u larguar më pas për shkak të rezultateve jo të mira.

Kujtojmë që Skënderbeu është në fund të tabelës por ka ende shanse të paktën edhe për një vend në playout teksa që nesër dhe trajneri do të nisë punën me ekipin korçar./Ora News/.