Kumbulla titullar, Roma fiton në 1/8 e Conference League (Video)

Marash Kumbulla është kthyer në titullar fiks te Roma. Mbrojtësi shqiptar ishte ndër më të mmirët në fushë dhe kishte shumë punë sonte në Conference League, në takimin e parë të 1/8 në fushën e Vitesse. Në një duel me dardanin Domgjonaj që vesh fanellën e holandezëve, Kumbulla ndihmoi shumë ekipin sidomos në pjesën e dytë teksa në fund skuadra e Mourinhos fitoi me mundime 1-0.

Në fillim të pjesës së parë Vitesse rrezikoi me disa raste por Rui Patricio bëri mrekullinë teksa në 45+1 ishte Sergio Oliveira që shënon për ekipin italian.

Pjesa e dytë bëhet e vështirë me autorin e golit që del me të kuqe dhe Roma arrin të mbrohet mirë dhe të marrë fitore të rëndësishme 1-0.

Në ndeshjet e tjera, Feyenoord shkatërroi 5-2 Partizanin në Beograd ndërsa Slavia Prague dominoi 4-1 LASK dhe PAOK mposhti 1-0 Gent./Ora News/.