Bayerni siguron të ardhmen, gati marrëveshja rekord me sponsorin gjigand
Fundi i sezonit po sjell momente të bukura por edhe të rëndësishme. Pas suksesit në Champions League, Bayern Munich është duke punuar tani shumë për të zgjatur partneritetin me sponsorin e fanellave Deutsche Telekom.
Marrëdhënia mes bavarezëve dhe kompanisë gjermane të telekomunikacionit vijon që nga viti 2002 dhe, siç raporton “Bild”, i sjell kompanisë 45 milionë Euro në sezon. Sipas zërave, kjo shumë duhet të rritet në 50 milionë në vit, një rritje prej mbi 10% në vlerën e marrëveshjes.
Skadimi i marrëveshjes aktuale është caktuar në vitin 2023, ndërsa kontrata e re pritet të ketë një afat katërvjeçar deri në vitin 2026 për një total prej 200 milionë euro.
Për më tepër, shifra vjetore mund të rritet më tej bazuar në sukseset sportive të Bayernit, me bonuse të ndryshme të përfshira në kontratë.
Kjo marrëveshje e re do t'u japë bavarezëve siguri shtesë në planifikimin për vitet e ardhshme. Veçanërisht akordi është i rëndësishëm edhe në funksion të negociatave të ardhshme për rinovimin e kontratave me disa nga lojtarët më të mirë në skuadër, duke përfshirë Robert Lewandowski, Thomas Müller, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry./Ora News/.
