Eintracht surprizon Betis, Porto bie përballë Lyonit në Europa League (Video)
Sot u luajtën dy ndeshje të 1/8 të Europa League që dhuruan surpriza duhet thënë. Betis që po bën nje sezon fantastik deri ne këto momente në La Liga dhe në Europë, humbi përballjen e parë në shtëpi me Eintracht Frankfurt.
Gjermanët ishin shumë të rrezikshëm në pjesën e parë ku u vendos gjithçka dhe me Kostiç në 14’ kaluan të parët në avantazh për të barazuar Fekir në 30’. Pa u mbyllur fraksioni i parë i ndeshjes, Kamada në 33’ shënoi të dytin për miqtë ndërsa Betis ishte me fat në 52’ pasi Borre humbi një penallti për Eintracht Frankfurt. Këta fituan gjithsesi dhe shkojnë më të qetë për ndeshjen e dytë në shtëpi.
Në duelin tjetër, Porto u dorëzua përballë Lyonit në “Oporto” në duelin e parë të 1/8. Në një ndeshje shumë të luftuar dhe me emocione, fati i takimit u vendos nga braziliani Paqueta me një gol në 53’ teksa vendasit morën dhe një penallti e anuluar më pas nga VAR.
Me gjithë përpjekjet e Portos, Lyoni u mbrojt mirë dhe e menaxhoi rezultatin deri në fund duke u larguar me një fitore tepër të rëndësishme./Ora News/.
