Tifozi “special” Refit Rezhda, 65 vjet jetë, 50 vjet me Skënderbeun

Futbolli pa tifozë me gjasë nuk do të kishte kuptim e as emocion. Refit Rezhda, sot 65 vjeç është një prej më të veçantëve në stadiumet shqiptare ku prej 5 dekadash ndjek ekipin e Skënderbeut të Korçës.

Diell apo shi, në Korçë apo jashtë saj, Refit Rezhda, prej 50 vitesh është në stadium në mbështetje të ekipit të Skënderbeut.

Jo vetëm kur  duhet mbështetja i tifozërisë, por edhe gjatë seancave stërvitore ai është aty.

Kur stadiumet u mbyllën gjeti mënyrën origjinale për t'i parë edhe ose një herë i kushtoi një dorë të thyer.

"Skënderbeu është gjithçka për mua. Shumicën e kohës dhe të jetës nëpër ndeshje e kam kaluar, në stërvitje", thotë Rezhda.

Edhe pse disa ndeshje janë luajtur dekada më parë, ai kujton me detaje momentet emocionuese.

"Ka qenë viti '76-'77 ndeshja me Tiranën në tiranë, kemi fituar 1-0 në minutën e 4", tha ai.

Për presidentin e Klubit Rezhda është tifozi më special.

"Refiku është tifozi më special i Skënderbeut, ne na bëhet qejfi me tifozë të tillë që e kanë ndjekur Skënderbeun në ditët më të mira dhe në ditët më të vështira", tha Presidenti.

Për ish-trajnerin e Skënderbeut, tifozë të tillë i shtojnë vlerën çdo klubi.

"Të gjitha marrëdhëniet e trajnerëve kanë qenë të mira me të dhe suporti i tij ka qenë i jashtëzakonshëm për ne."

Me 10 mars tifozi i kohërave të arta dhe të vështira bën 65 vjeç, por nuk do të dalë në pension si tifozi më i veçantë i Skënderbeut.

Tifozi “special” Refit Rezhda, 65 vjet jetë, 50 vjet me

Tifozi “special” Refit Rezhda, 65 vjet jetë, 50 vjet me

Tifozi “special” Refit Rezhda, 65 vjet jetë, 50 vjet me

Tifozi “special” Refit Rezhda, 65 vjet jetë, 50 vjet me