Zhgënjen Barcelona në Europa League por jo Atalanta me Gjimshitin (Video)

Ndeshjet e mbrëmjes në Europa League paten surpriza për tifozët. Barcelona, favoritja e madhe e këtij turneu për ta fituar dështoi në ndeshjen e parë të 1/8 ndaj Galatasarayt në “Camp Nou”. Kujtojmë që ekipi turp është në një krizë të thellë këtë sezon por ka ardhur deri në 1/8 teksa sonte arriti të merrte dhe një barazim pa gola në “Camp Nou”.

Një paraqitje zhgënjyese për katalanasit që nuk ishin aq shumë në formë sa në paraqitjet e fundit. Një barazim pa gola që lë gjithçka të hapur në këtë duel ndërkohë që Rangers dominoi 3-0 Crvena Zvezdan në Glasgow.

Atalanta me Berat Gjimshitin në fushë nuk zhgënjeu teksa arriti të fitonte 3-2 ndaj një rivali shumë të fortë si Bayer Leverkusen.

Ishin miqtë që shënuan të parët me Aranguiz në 11’ teksa më pas zikaltërit me Malinovsky dhe dy herë Muriel përmbysën gjithçka. Gjithsesi Diaby me një gol në 63’ mban në lojë Leverkusen për në çerekfinale teksa sfida u mbyll 3-2./Ora News/.