Prindërit detyrojnë 14 vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale me një mik të familjes për lekë

Ata do ta përdornin vajzën e tyre 14-vjeçare si "pazarllëk" duke ja dhënë një miku të familjes. Vajza u detyrua të jetonte me të dhe të kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të ushqimit dhe parave.

Ky është historia dramatike që doli nga përgjimet e Prokurorisë Publike të Katanias që çoi në arrestimin e dy prindërve, të moshës 49 dhe 41 vjeç, dhe burrit, një 43-vjeçar, i cili ishte "kumbari ” i të miturës.

Akuzat

Ndaj tre të dyshuarve që jetojnë në Katania, rëndojnë akuzat dhunë seksuale ndaj të miturës, rrëmbim, transferim substancash drogë, ilegale posedimi dhe mbajtja e armëve pa leje.

Hetimi

Drejtoria Antimafia e Qarkut sqaron se hetimi hodhi dritë mbi sjelljen e të prindërve “ndaj njërës prej vajzave të mitura” duke “nxjerrë” një kontekst familjar shumë të degraduar, shkruan TG Com. Çifti ka qortuar dhe rrahur edhe vajzën e tyre që ajo të “sillej mirë” me burrin.