Goditen dy qytete në perëndim të Ukrainës, Rusia konfirmon sulmet
Ka pasur raportime për bombardime në një qytet tjetër në Ukrainën perëndimore.
Mediet ukrainase raportojnë se kanë ndodhur shpërthime në qytetin e Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim
Edhe në veri-perëndim, në qytetin e Lutsk pati sulme me raketa këtë mëngjes në një fushë ajrore.
Qytetet në perëndim më parë nuk ishin shënjestruar nga Rusia. Shumë civilë vazhdojnë të ikin në perëndim, në vende si Lviv, në kërkim të sigurisë.
Rusia konfirmon sulmet në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar sulmet në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk, raportojnë mediet lokale.
Zyrtarët e mbrojtjes të Moskës thanë se "sulmet e tyre me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë" kishin goditur dy fusha ajrore ushtarake në qytetet në perëndim të Ukrainës.
Kjo shënon një territor të ri për sulmin rus, i cili më parë është fokusuar në kryeqytetin e Kievit dhe qytetet në lindje dhe jug të Ukrainës, shkruan BBC.