Familja shpëton gjyshen nga qyteti që po bombardohet në Ukrainë

Ikja nga Bucha nënkuptonte një udhëtim 17 km për Dmytro, motrën, nënën dhe dy gjyshet e tij 74 dhe 83 vjeç.

Familja u bashkua edhe nga dy fqinjët e tyre dhe një qen i vogël.

Ndërsa predhat shpërthyen aty pranë, atyre iu desh të uleshin në tokë të paktën 20 herë.

Jo shumë kohë pasi ata ishin larguar, gjyshja e tij nuk mund të ecte më dhe ai e motra e tij duhej ta tërhiqnin zvarrë për pjesën më të madhe të rrugës nën zjarr.

"Gjyshja ime na lutej që ta linim pas. Ajo nuk donte të ishte barrë për ne, por ne nuk i lëmë të dashurit tanë."

Ata përfundimisht arritën të sigurt pranë Kievit në atë që familja thotë se është një mrekulli.

"Në daljen tonë nga Bucha pashë trupa të shtrirë në tokë në të gjithë vendin. Pashë njerëz që po çmendeshin para shtëpive të tyre të djegura. Pashë blloqe të tëra apartamentesh tëshkatërruara. Ishte e tmerrshme."