“Hakmerret” Putin, planifikon të konfiskojë bizneset e kompanive perëndimore në Rusi
Rusia ka hartuar plane për të sekuestruar asetet e kompanive perëndimore që do të pezullojnë punën ne vend.
“Hakmarrja e Putin” vjen pasi Kremlini po përballet me sanksione nga gjithë vendet e botës, pas pushtimit të Ukrainës.
Ministria e Ekonomisë tha se mund të merrte kontrollin e përkohshëm të bizneseve të cilat po mbyllen në Rusi.
Deri më tani është njoftuar se do të mbyllen firmat e McDonald's, Coca-Cola dhe Pepsi.
Duke folur me anëtarët e qeverisë së tij të enjten, Vladimir Putin tha se Kremlini mund të gjejë mënyra ligjore për të marrë firmat ndërkombëtare.
Qeveria do të shtyjë të "fusë menaxhimin e jashtëm dhe më pas t'i transferojë këto ndërmarrje tek ata që duan të punojnë në të vërtetë," tha Putin. "Ka mjaft instrumente ligjore dhe të tregut për këtë."
Mikhail Mishustin, kryeministri rus, tha se ndërsa shumica e bizneseve ikanë pezulluar përkohësisht punën, situata do të monitorohej nga afër.
