CIA: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia rrezik serioz

CIA po shqyrton “seriozisht” mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Rusia në konfliktin në Ukrainë.

Lajmin e  ka bërë me dije  drejtori i agjencisë, William Burns, gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Inteligjencës të Senatit Amerikan.

Burn tha se përdorimi i armëve kimike, mund të justifikohet nga Moska përmes një operacioni të orkestruar.

"Kjo është diçka që, siç e dini mirë të gjithë, është pjesë e sjelljes së Rusisë. Ata i kanë përdorur këto armë kundër qytetarëve të tyre. Ata të paktën kanë inkurajuar përdorimin e tyre në Siri dhe gjetkë. Pra, është diçka që ne e marrim shumë seriozisht”, tha Burns në seancë.