Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit: 1207 trupa janë mbledhur nga rrugët

Nënkryetari i bashkisë së portit jugor të rrethuar të Mariupolit thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1207.

Këto janë vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë, pohoi Serhiy Orlov për BBC.

Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të dërgoheshin në vendet e varrimit jashtë qytetit.

"Jo të gjithë ata u identifikuan," shtoi ai.

Orlov theksoi se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.

Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me makina private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë përreth makinave.