Lufta në Ukrainë/ Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare çdo ditë

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se do të hapë korridoret humanitare në orën 10 të mëngjesit çdo ditë.

Sipas mediave të huaja, korridoret humanitare do të lejojnë civilët ukrainas në qytetet e rrethuara të largoheshin nga zona e luftës.

Më herët gjatë konfliktit, Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme pasi rrugët e propozuara të çonin kryesisht në Bjellorusi dhe rajone të kontrolluara nga Rusia.

Megjithatë, korridoret humanitare janë mbajtur që atëherë në disa pjesë të Ukrainës,.

Ministria e Bredshme e Ukrainës, është shprehur se rreth 400,000 njerëz janë larguar nga zonat e konfliktit deri më tani.