Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: 80,000 persona evakuohen nga Kievi dhe Sumy në dy ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 23:12
Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth kryeqytetit të Ukrainës Kiev dhe qytetit Sumy, në verilindje, gjatë dy ditëve të fundit, ka thënë qeveria ukrainase.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram se më shumë se 60,000 njerëz ishin evakuuar nga Sumy dhe vendet përreth.
Rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të Kievit, shtoi ajo, ndërsa 3,000 të tjerë u morën me vështirësi nga Izyum, një qytet në Ukrainën lindore.
Në dy javë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga vendi, sipas Kombeve të Bashkuara.

