Ukraina: Rusia sulmoi spitalin psikiatrik, 330 persona ishin brenda. Nuk dihet numri i viktimave

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për goditjen e një spitali psikiatrik, pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum.

Guvernatori rajonal i Kharkiv ka dënuar sulmin e sotëm, duke thënë se ishte "një krim lufte kundër civilëve".

Guvernatori tha se 330 persona kishin qenë në spital në atë kohë, duke përfshirë disa që ishin në karrige me rrota ose të paaftë për të lëvizur  dhe se 73 njerëz ishin evakuuar, raporton Reuters.

Ai tha se numri i viktimave është ende duke u përcaktuar.

“Ky është një krim lufte kundër civilëve, gjenocid kundër kombit ukrainas”, shkroi ai në Telegram.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë raportin. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.