Stjuardesat: Prindërit nuk kanë dashur që ne të punonim në ajër. E mendonim profesion larg realitetit
Pjesa e tretë e emisionit “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme i’u kushtua një profesioni shumë interesantë, i cili zhvillohet mes reve, në lartësi dhe gjatë gjithë kohës midis tokës dhe qiellit.
Po flasim për profesionin e stjuardesës, dhe për të folur pikërisht për të bukurat dhe vështirësitë e këtij profesioni ishin të ftuar dy stjuardesa mjaft simpatike Besjana Vojvoda dhe Matilda Osmenaj. Kjo e fundit rrëfeu sesi u njoh në mënyrë krejt rastësore në këtë profesion.
“E fillon si pasion, si një ëndërr dhe më pas kthehet në profesion. Është një profesion që e fillon me frikë në fillim, por më pas mësohesh normalisht. Eksperienca ime ishte shumë rastësore. E pash si njoftim në rrjetet sociale edhe aplikova. Pas audicioneve u pranova, e para që më erdhi në mendje në atë moment ishte fakti që do shihja botën”, tha Osmanaj.
Ndërsa, ndryshe është historia e këtij profesioni për Besjanën, e cila tha që e doja këtë profesion. “Pas disa kohësh në një punë që isha më parë u bezdisa aty, dhe thash dua të ndërroj punën. Në këtë moment aplikova për stjuardesë. Normalisht është pak problem dhe vështirë të themi pjesë e praktikës si teoria dhe praktikë. Kjo është një ndër fazat më të vështira”, tha Vojvoda. Që të dyja në studio u ndalën tek kriteret që duhet të ketë një individ të kryej këtë profesion.
“Së pari duhet ta duash atë, më pas ana fizike, imazhi ndikon shumë, dhe më pas duhet t’ja marrësh dorën shumë mirë. Por, nuk anashkalojm faktin e ruajtjes së qetësis dhe një ndër kryesoret është të dish notë edhe gjuhët e huaja”, u shprehën ata. Vojvoda u ndal tek pasagjerët, ku tha se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndësishme për ne.
“Mbaj mend një rast në fillimet e mija, kur një pasagjer aty kishte humbur ndjenjat, dhe kërkonin ndihmë. Këto raste ndikojnë keq edhe në gjendjen tonë të humorit”, tha ndër të tjera Vojvoda.
Profesioni i stjuardesës daton në vitin 1930. Ishte pikërisht kompania e linjës ajrore “Boeing”e cila punësoi për herë të parë shoqërueset e udhëtimit në avion të cilat u quajtën stjuardesat. Stjuardesat e para jo vetëm që u shërbyen pasagjerëve, por pastruan kabinën pas përfundimit të fluturimit si dhe ndihmuan në mbushjen e avionit me karburant.
Ndërsa sot puna e tyre konsiston vetëm në shërbim. Ata ju shpjegojnë pasagjerëve rregullat e udhëtimit si dhe të monitorojnë çdo situatë të papritur që mund të ndodhë për të ndërhyrë në sigurinë e pasagjerëve. Një jetë mes “reve” ka qenë Bete Nash, stjuardesës më të vjetër në histori e fluturimeve ajrore e cila prej gati 6 dekadash ka punuar në 9 km lartësi.

