Qytetari debat me policët: Tu vijë turp, skllevër të Edi Ramës! Rrogën ua japim ne

Përqëndrimi i forcave të policisë dhe tentativa për ti larguar nga rruga ka revoltuar protestuesit.

Mes tyre edhe ky qytetar që i tërhoqi vëmendjen efektivëve që të mos u bëjnë presion civilëve pasi paguhen me taksat e qytetarëve dhe jo nga xhepi i Ramës.

"Tu vijë turp që na thoni të paligjshëm. Rrogën ua japin ne jo Rama. Deri sot të gjithë keni fjetur gjumë, ju ka shtypur qeveria gjithmonë.  U bëni presion civilëve, tu vijë turp! Ne do ikim por do protestojë  për veten dhe jo për ju, jeni kthyer në skllevër të Edi Ramës. Tu vijë turp".

Policia herë pa herë u bën thirrje qytetarëve të shpërndahen.

Në bulevard ka forca të rendit, efektivë të Shqiponjave dhe FNSH.