Nis revolta, mijëra qytetarë protestojnë përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve
Një organizim spontan ka mjaftuar për të mbledhur mijëra protestues para kryeministrisë të cilët kërkuan reagimin e qeverisë për të ulur çmimin e karburantit dhe të ushqimeve
Nuk munguan as banderolat dhe ironitë për politikën aktuale. Në njërën anë Basha që deklaron se nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje e në tjetrën Rama që deklaron se nuk ka ndryshuar asnjë taksë
Folësit u ngjitën një e nga një në shkallën e organizuar si podium me një refren
“Çdo litër nafte që rrit çmimin çon më shumë taksa te kjo zyrë. Ju duhet ta kuptoni që ndërkohë që ju varfëroheni ai pasurohet.”
“Po të çohemi të gjithë, jo vetëm taksat, por të marrim atë që na takon si qytetarë.”
“Duhet një orë e më parë të ndërhyhet, të ulen taksat.”
“Ulni taksat.”
“Po na marrin frymën, jemi katandisur si mos më keq.”
Nuk munguan as ironitë me kryeministrin i cili ka nisur një vizitë në Dubai.
“Ndërsa ngulemi ne ngulemi këtu në shesh, Kryeministri nuk vjen më nga Dubai. Rri në Dubai, ky që do të ndajë krizën me ne.
Protesta është premtuar të vazhdojë çdo ditë në orën 17, ndaj folësit kërkuan edhe më shumë pjesëmarrje, por nuk munguan as thirrjet për reagime të tjera.




