Çmimi i naftës, Mema: Bashkia të marrë parasysh kërkesën tonë, që qytetarët mos të mbeten pa transport
Dashnor Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema, është shprehur se janë në një situatë të vështirë ndërsa shtoi se shoqata e transportit nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare nga qeveria.
Në një intervistë për Ora News, Mema tha se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, shkak që sipas tij ka bërë që Shoqata e Transportit të rrisë dhe çmimin e biletave të urbanit.
Dashnor Mema: Situata e transportit është shumë e vështirë. Nuk kemi asnjë mbështetje financiare. Kemi dërguar kërkesa, kemi bërë protesta, kemi shfrytëzuar të gjithë aspektin demokratik që na takon neve. Natyrisht kemi kërkuar dhe tryeza bisedimesh që të shikojmë se ku është situate me transportin publik. Rënia e kërkesave në vesh ë shurdhër na rëndoi shumë ekonomikisht, sidomos me rritjen e çmimit të naftës.
Ai tha se rritja e çmimit të naftës ka sjellë një situatë alarmante dhe shqetësues, ndërsa shton se rritja e çmimit të biletës, është e vetmja mundësi që industria e transportit të shpëtohet.
Dashnor Mema: Është një situatë alarmante dhe shumë shqetësuese. Asnjë nuk ka mundësi që të përballojë këtë rritje në këto nivele. Duhet një ndërhyrje e jashtëzakonshme për të shpëtuar këtë industri. Që të mos mbyllet fare ky sektor duhet një suport financiar dhe rritja e çmimit të biletës. Ajo që kemi bërë ne është se kemi konsultuar me ekspertët. Një rritje në këtë nivel, do të jetë afatgjatë dhe do të jetë në gjendje të ketë një shërbim cilësor dhe të mbetet në treg. Kërkojmë që Bashkia të marrë parasysh kërkesën tonë që qytetarët të mos mbeten pa transport.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
