Rruga me shumë viktima, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente në sinjalistikë në Fushë Krujë- Milot

Dy ditë më parë përplasja mes dy automjeteve shkaktoi pesë viktima në rrugën Fushë Krujë-Milot. Për ekspertët ky aks rrugor është një nga njollat më të zeza të trafikut dhe aksidenteve në vend duke shkaktuar çdo muaj viktima dhe të plagosur. Specialistët thonë se sinjalistika e kësaj rruge është e vjetëruar pasi nuk përditësohet prej 20 vitesh.

Aksidenti i rëndë që la pas 5 viktima më 6 mars në Fushë Krujë sipas eksperteve ka ndodhur për shkak të problemeve të rrugës dhe sinjalistikës.

Eksperti Artur Sulçe theksoi se në aksin ku ndodhi ngjarja sinjalistika është e vjetëruar.

"Ky segment rrugor ka një problematikë të madhe pasi kjo kategori rruge në vende jashtë Shqipërisë është një rrugë rurale, ku i shërben një qyteti. Ndërkohë kjo rrugë i shërben gjithë aksit të veriut dhe nuk është futur në asnjë nga prioritetet e qeverisë për tu zmadhuar, për tu përfunduar. Niveli i shërbimit që ofron kjo rrugë është shumë i ulët, duke pasur një nivel shërbimi shumë të ulët gjatë gjithë kohës kjo sjell vështirësi", tha Sulçe.

Specialist thotë së për parandalimin e ngjarjeve kriminale duhet të këtë një angazhim më të lartë të policisë rrugorë, jo vetëm qëndrimin të stacionuar por edhe patrulla të lëvizshme.

"Policia rrugore të jetë në lëvizje me mjetet e tyre, jo të jetë statike që gjatë lëvizjes të konstatojnë elementet e ndryshme dhe të jenë zhbllokuesit e trafikut në momente të caktuara, por dhe penguesit e përdoruesve që bëjnë veprime të gabuara, parakalime të gabuara apo dhe sjellje të cilat nuk janë konform karakteristikave të rrugës", shtoi Sulçe.

Aksi Fushë-Krujë-Milot prej kohësh është cilësuar si njollë e zeze nga ekspertet e megjithatë deri më sot nuk është kryer ndërhyrje. Referuar shifrave për 2 muajt e parë të vitit 2022 u regjistruan 217 aksidente 13 aksidente me shume se një vit më parë.

Statistika 

Janar – Shkurt 2022 Janar – Shkurt 2021

Aksidente – 217 Aksidente – 204

Të vdekur – 32 Të vdekur – 40

Të plagosur – 263 Të plagosur – 216