Adoleshentët në Pogradec sherr me thika pas sherrit në rrjete sociale
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 15:02
Një sherr mes adoleshentësh jashtë ambienteve të shkollës "Gjergj Pekmezi" në Pogradec ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Ora News mëson se shtetasi J.L ka goditur me thikë një 15-vjeçar për një zënë në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ndodhur 100 meta larg shkollës, në lagjen numër.1 në Pogradec.
15-vjeçari i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndihmën e parë e ka marrë nga bashkëmoshatarët deri në mbërritjen e ambulancës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
