Kryengritja brenda PD-se: 17 deputetë kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Vetëm 4 pro tij. Alibeaj as pro as kundër

Rezultati i votimeve të së djelës në 6 bashkitë, jo vetëm që i dhanë një “shuplakë” politike kreut te PD duke e nxjerrë force e trete, por dështimi në zgjedhje i ka kthyer deputetët demokratë kunder Lulzim Bashës. Të paktën 17 drejtues të lartë të kësaj force politike kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës

Anëtarët e kryesisë i kanë kërkuar shefit te selisë blu dorëheqjen nga posti i kryetarit si e vetmja mundësi për te shpëtuar PD duke e futur atë në zgjedhje.

2 nga nënkryetarët e PD, Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj e kanë cilësuar humbje katastrofike rezultatin e PD, madje ky i fundit ndryshe nga tre të tjerët, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij duke mbajtur pergjegjësinë e tij.

Debati i mbrëmjes së 7 marsit 2022 në selinë blu u pasua nga një valë dorëheqjesh. Sot edhe Flutura Açka anëtare e kryesisë ka deklaruar publikisht se largoht nga të gjitha postet.

I ashpër në reagim ka qenë edhe Salianji i cili thekson se ka bërë mjaft beteja që Basha të jetë kryetar por sot nuk mund të mbyllë sytë para realitetit. 

Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, edhe tre deputetët Arbi Agalliu, Orjola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku janë në të njëjtën linjë me shefin e tyre duke e argumentuar se nuk është koha për llogari.

Nënkryetarja Jorida Tabaku ka zgjedhur të mos ishte e pranishme në takimin e 7 marsit. Të njëjtën rrugë kanë zgjedhur edhe Alfred Rrushaj, Dhurata Çupi sëbashku më Korreshin.

Mësohet se nënkryetari Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë as pro as kundër Bashës por ka folur për gjetjen e një mundësie apo mekanizmi që bashkon PD-në duke shtuar se tashmë është fakt që kjo që po i ndodh PD është moment i zi dhe që tregon se e përçarë dhe në këto kushte nuk mund të vijë në pushtet. 

Pasditen e sotme Lulzim Basha do të përballet edhe me kryetarët e degëve të PD.

Kundër Bashës

1- Agron Gjekmarkaj Dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit

2- Grida Duma Nënkryetare
3- Helidon Bushati,
4- Ramadan Lika,
5- Emilia Koliqi
6- Elda Hoti
7-Lindita Metaliaj
8- Xhelal Mziu
9- Ferdinad Xhaferri
10- Lefter Genjtenja
11 - Dashnor Sula
12- Ilda Dhori
13- Kasem Mahmutaj
14- Ervin Salianji
15- Selaudin Jakupllari
16 - Eralda Bano 
17 - Flutura Açka

......

Pro Bashes

1- Arbi Agalliu
2- Orjola Pampuri
3- Kreshnik Collaku
4 - Gazmend Bardhi 

 

Nuk kanë qenë të pranishëm mbrëmë në mbledhjen e grupit PD

Jorida Tabaku

Dhurata Çupu

Alfred Rushaj

Saimir Koreshi